Kishte premtuar t'i vizitonte, Papa mban fjalën pas disa vitesh dhe i shkon befasisht natën

12 Janar 2022, 11:06

Papa Françesku ka befasuar dy miq të vjetër të tij, të cilëve i ka shkuar për vizitë në dyqanin e tyre natën. Pronarët e dyqanit diskografik pranë Panteonit në qendër të Romës u habitën jo pak kur panë Papën të zbriste nga një makinë tip 'Fiat 500' e më pas të futej brenda për të takuar ata.