Klement Balili pret në shtëpinë e tij gazetarin Artan Hoxha

15 Janar 2019, 15:31 | Përditesimi i fundit: 2019-01-15 18:30:45

I shumëkërkuari Klement Balili pak orë para dorëzimit në Policinë e Shtetit ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha, e cila do të transmetohet ditën e nesërme në orën 20:30 në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ndërkohë i ftuar në studion e lajmeve në orën 15:00 në Report Tv, gazetari Artan Hoxha tregon si u dorëzua Balili dhe kushtet që ka pasur.

Ai ka treguar detajet e operacionit të dorëzimit të Balilit në Polici nga Delvina në Tiranë. Në intervistën e tij në studio, Hoxha u shpreh se arrestimi i tij është një ngjarje e madhe pasi ai ishte më i kërkuari dhe se përmendjen në cdo deklaratë të Ambasadës Amerikane. 

“Kam parë që kanë folur personalitetet më të larta të vendit. Është ngjarje e jashtëzakonshme pasi ai kërkohej për më shumë se dy vite. Përmendej në çdo deklaratë të Ambasadës Amerikane, është edhe numri 1 i listës së më të kërkuarve. Në intervistën tonë ai shpjegon rrethanat se përse i shmanget arrestimit dhe sqaron edhe pse ka zgjedhur atë rrugë. Të gjithë e akuzonin njëri-tjetrin për të. Kam shkuar natën, as unë nuk e di se ku e kam bërë ekzaktësisht intervistën. Imazhi i tij kishte ndryshuar, kjo e kishte ndihmuar duke e bërë shumë të vështirë që të kapej. Dështuan 16 operacione për kapjen e tij. Unë e kam pyetur si ka mundur tú mbijetonte kaq shumë operacioneve. Por pas një kohë kaq të gjatë kërkimi dhe operacionesh të dështuara. Me një aftësi të pazakonte arriti t’u mbijetonte. Momentin që e takova më tha unë jam Éscobari’ i madh, që ti vazhdimisht ke folur dhe ju më keni bërë. Unë do të marr një vendim, tha.. Para kamerës Balili ishte... edhe snajperin nuk e kishte aq frikë sa kamerën. Kjo ishte intervista e dytë. Intervistën do të japim në ditët në vijim. Ai ka dhënë përgjigjet e veta, sipas asaj që i mendon ai. Ai flet edhe për akuzat për lidhje me politikën, flet se edhe kë kryeministër ka takuar. Ai ka dhënë se do të dorëzohet kur të dërgohet dosja në gjykatë. 

Pamjet ekskluzive nga Operatori i Report Tv Mirsal Hajdarmataj