KLGJ zgjedh gjyqtarët që marrin në dorë dosjen e bujshme pas 'shkrirjes' së Krimeve të Rënda!

18 Dhjetor 2019, 17:30 | Përditesimi i fundit: 2019-12-18 18:44:28

TIRANE- Përzgjidhen 18 gjyqtarët që do të jenë pjesë e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe që do të hetojnë dosjet e SPAK. Këta gjyqtarë vijnë nga rradhët e Krimeve të Rënda ku shprehën vullnet për të qene pjesë e kësaj gjykatë duke qënë se prej 19 dhjetorit gjykata e Krimeve të Rënda do të mbyllet përfundimisht.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë u votua për caktimin e 5 gjyqtarëve të përhershëm, mes të cilëve ishin Albana Boksi, Nertina Kosova, Saida Dollani, Dhimitër Lara si dhe Sokol Binaj.  Ndërkohë, u caktuan në mënyrë të përkohshme edhe 13 gjyqtarët: Nure Dreni, Daniela Shirka, Etleva Deda, Flora Haredinaj, Ilirjana Olldashi, Irena Gjoka, Marsela Balili, Miliana Muçaj, Ardit Mustafaj, Bib Ndreca, Fran Prendi, Klodiana Kurushi si dhe Sandër Simoni.

Pjesë e rendit të ditës e mbledhjes së KLGJ ishte dhe transferimi i gjyqtarëve të tjerë të Krimeve të Rënda që nuk shprehën dëshirë për të qenë pjesë e Gjykate së re. këta gjyqtarë do të ushtrojnë detyrën në gjykatat e rretheve, konkretisht:  Dhurata Haverin kalon në gjykatën e apelit Durrrës, Fehmi Petkun në gjykatën e apelit Durrës, Xhevalin Pernoca gjykatën e apelit Korçë, Gurali Brahimllari gjykatën e apelit Vlorë, Idriz Mulkurti gjykatën e apelit Durrës , Luan Hasneziri gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës. 

Ndërsa për gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, këshilli miratoi transferimin e tij në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë

    No videos found.