Klosi i ashpër me bizneset e turizmit në Shkodër: Kemi një jetë të humbur, subjektet nuk kanë leje

16 Korrik 2019, 17:45

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ishte sot në Velipojë bashkë me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj, të deleguar të kryeministrit Rama për turizmin në Shkodër.

Klosi deklaroi se Velipoja është më keq se vitin e kaluar pasi kriza politike ka ndikuar negativisht në sezonin turistik. Ashtu si kryeministri Rama një ditë më parë, edhe ministri Klosi deklaroi se do të ketë shtrëngim të masave të bizneseve që nuk janë të regjistruar, duke vënë theksin në faktin se shumw prej tyre nuk disponojnë kontratë për shfrytëzimin e pronës bregdetare.

"Do shtojmë në Bogë kapacitete. Jemi në vazhdim të taks forcës. Ka rdhur koha që të jemi më konkret dhe të themi disa problematika reale. Vjet patëm disa ngjarje në këtë periudhë për vendosjen e disa rregullave të reja, nga inspektimi i grupit të punës, realisht gjendja është më keq. Unë me keqardhje e them por situata politike ka ndikuar. 30 qershori duhet të ishte një ditë duhet të kishte zgjidhje dhe të mos ndikonte negativisht në sezonin turistik. Numri i pushuesve ka qenë në rritje por rritja kaq shumë e kapaciteteve, shtimi i operatorëve që presin më shumë nga sezoni turisstik është rritur. Prandaj duhet të bëjmë më shumë. I kemi të gjitha mundësitë. Velipoja i ka të gjitha. Ka akoma refoma të pa shfrytëzuara. Ka zonën e mbrojtur. Ka lumin e Bunës, ka çdo gjë për të qenë më shumë potencial turistik. Subjektet nuk kanë kontratë për shfrytëzimin e zonës së plazhit. Nga 29 vetëm 17 janë të regjistruara. Janë me pak pika vrojtimi. Kemi një jetë të humbur. Balluku dhe Caka janë të deleguar për mbarëvajtjen e sezonit turistik për të qenë pranë çdo shqetësimi sepse koha nuk pret. Kemi nevojë për garancinë e sigurisë dhe shërbimit. Hyrja e Velipojës ka nevojë për ndërhyrje. Duhet siguri ushqimore, furnizim me energji elektrike, masa për luftën kundër informalitetit. Janë këto problematika që ne duhet t'i ndajmë me njëri-tjetrin për të gjetur zgjidhje", deklaroi Klosi.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku deklaroi se duhet ndërhyrje si nga pushteti vendor ashtu edhe nga qëndror për të garantuar një sezon të arrirë turistik. Ajo tha se qeveria do krijojë kushtet për financimin e projektit për përfundimin e Bypass-it të Shkodrës për të lehtësuar trafikun në zonë.

"Shumica e kullave të vroyjtimit nuk janë në poziocionet e duhura. Për sa i përket pjesës së nëjësisë vendore. Duhet të merren masa për shërbimin shëndetësor. Këto janë problematikat që na janë përcjellë. Ne do kemi një mbledhje të përjavjshme me të gjitha strukturat deri në fund të sezonit. Do doja të ishim në kontakt të vazhdueshëm. Si pushteti vendor dhe ai qëndror duhet të ndërhyjnë pas muajit prill. Rëndësi ka që të konsidolohen sa më shpejt, ashtu si do bëhet edhe me Bypassin e Shkodrës i cili do të financohet për fondet që mungojnë që të eci sa më parë që trafiku të menaxhohet në mënyrën e duhur", tha Balluku.

Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj vuri theksion në nisjen përpjekjeve për rritjen e bashkëpunimit për rajonin për të lehtësuar qarkullimin ndërkufitar për tursitët që vijnë nga shtetet fqinje.

"Koordinimi i përpjekjeve të përbashkëta është me rëndësi. Lidhur me turistët që vijnë nga rajoni është e rëndësihme të foksuohem në lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar dhe komunikimi me shtetet e rajonit. Pa dyshim që kjo është zonë me potencial të jashtëzakonshëm. Duhet një sistem me i konsiliduar shërbimi dhe sigurie për pushuesit. Trajtimi i tyre është në funksion të rritjes së nivelit të turizmit në vend", u shpreh Cakaj.