Kodi i ri Penal arreston 3 protestues! 'Astiri' sulmon Drejtorinë e Policisë, banorët thyejnë xhamin: Lirojini

10 Tetor 2019, 15:36

TIRANE-Policia e Shtetit ka ndaluar tre protestues të Unazë së Re me akuzën e bllokimit të qarkullimit në shenjë proteste kundër zgjerimit të rrugës që prek banesat e tyre. Ata janë Ilir Katiraj 51 vjeç, Gramoz Shehu 54 vjeç dhe Skënder Doda 56 vjeç, banues në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re.

Policia deklaron se tre banorët e Unzës së Re janë arrestuar pas ndryshimeve të Kodit Penal pasi bllokuan rrugën në protestën e organizuar pasditen e djeshme, e cila vijon prej një viti. “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e qetësisë publike” dhe "Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”janë tre akuzuat që janë ngritur kundër tre të arrestuarve.

Policia thekson se me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit. Arrestimi ka sjellë reagimin e banorëve që janë zhvendosur duke protestuar te Drejtoria e Policisë së Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre, ndërsa tubimi është shoqëruar me tensione, teksa njëri prej tyre ka thyer xhamin e derës kryesore.

 

    No videos found.