Kodi Zgjedhor anashkalon Metën/ Krizën në Shkodër e zgjidh KQZ, jo presidenti

17 Gusht, 20:36

Kriza në Shkodër, pas vendimit të kryebashkiakut të zgjedhur Valdrin Pjetrit  për të mos marrë mandatin, zgjidhet nga mazhoranca përmes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke anashkaluar presidentin Meta, i cili këtë të premte deklaroi në media se nuk do dekretojë datë zgjedhjesh tjetër për Shkodrën, veç asaj të 13 tetorit.

Neni 161 i Kodit Zgjedhor parashikon se çfarë ndodhë kur kemi ripërsëritje të zgjedhjeve, teksa në pikën 6 saktësohet se KQZ është institucioni që vendos të përsërisë zgjedhjet dhe të vendosë për datën e re jo më vonë se 4 javë nga marrja e vendimit.

“Zgjedhjet e shpallura të pavlefshme dhe për të cilat KQZ-ja ka vendosur përsëritjen, sipas këtij neni, përsëriten në një ditë të vetme për të gjitha zonat zgjedhore ku është vendosur përsëritja e tyre. Vendimi për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve merret nga KQZ-ja me përfundimin e procedurave ankimore, sipas kësaj pjese ose me kalimin e afateve ligjore të ankimit, të përcaktuara në këtë pjesë. Përsëritja e zgjedhjeve zhvillohet jo më vonë se 4 javë nga data e vendimit”, shkruhet në pikën 6 të nenit  161 të Kodit Zgjedhor.

Kategori të tjera