Kodra me ullinj e vreshta përfshihet nga zjarri në Hekal të Mallakastrës

4 Gusht 2020, 15:47

Një faqe kodre me ullinj është përfshirë nga zjarri në Hekal të Mallakastrës. Përveç ullinjve zjarri ka marrë përpara edhe vreshta e shkurre. Në vendin e ngjarjes  ndodhet një zjarrfikëse, por terreni i vështirë dhe era e forte ka favorizuar zjarrin. Ende nuk është përcaktuar shkaku i rënies së tij dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

  •