Kokainë, heroinë e hashash 'me lopatë', arrestohen 9 shqiptarët në Itali! U gjenden kallash e pistoletë me mulli

18 Dhjetor 2019, 14:49

ITALI- 9 shqiptarë dhe 3 italianë janë vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për trafik droge. Sipas mediave italiane këto persona ishin pjesë e tre grupeve kriminale që vepronin në zonat e Brindizit, Lecce e Taranto.

Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar sasi të mëdha, hashashim kokaine, heroine e marijuane të ardhur nga Shqipëria e Holanda. Organizata kriminale kishte një nivel të lartë strukturor dhe zotëronte disa laboratorë për rafinimin e kokainës, heroinës e magazinimin e marijuanës.Po kështu gjatë aksionit janë sekuestruar edhe disa armë që shqiptarët dhe italianët përdornin në veprimtarinë e tyre kriminale.

    No videos found.