‘Kokat’ e Niklës kishin planifikuar arratisjen nga Shqipëria, detaje nga operacioni

12 Shtator 2018, 12:19

Burime për Report Tv nga policia e shtetit pohojnë se sot u ndërhy në operacion, pasi kishte informacion se të ‘fortët’ e Krujës mund të largoheshin jashtë vendit.

Report Tv mëson se grupi ishte në përgjim duke zbuluar planin e tyre për t’u arratisur nga Shqipëria. Të arrestuarit dhe shoqëruarit nga policia janë dërguar disa në Tiranë dhe disa në Durrës.

Të arrestuarit dyshohen për disa ngjarje kriminale në zonën e Niklës në Krujë, por edhe gjerë. Operacioni zgjati 5 orë dhe u drejtua nga drejtori i Policisë së shtetit, Ardi Veliu.