Kolaudimi i kalon shtetit, Report Tv zbardh draftin: Liberalizohet tregu!

5 Dhjetor 2020, 14:13

31 dhjetori do të jetë dita e fundit kur koncesionari SGS do të ofrojë shërbimin e kontrollit teknik të automjeteve. Qeveria ka zyrtarizuar projektligjin që i hap rrugën kalimit të kolaudimit në shtet, konkretisht nën kompetencën e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Sipas projektligjit për disa ndryshime në ligjin e Kodit Rrugor, të cilin Report TV e disponon janë saktësuar edhe afatet e reja kur dhe si do të kryhet kontrolli teknik. Referuar nenit 3 të projektligjit i cili ndryshon nenin 78 të ligjit të kodit rrugor thuhet se për automjetet e reja kontrolli teknik do të kryhet brenda 3 vjetëve nga data e regjistrimit parë, pra jo çdo vit siç është aktualisht. Pas kësaj periudhe 3-vjeçare të përdorimit të automjetit, kontrolli teknik do të kryhet për çdo 2 vjet.