Kolumbi, rrezikojnë të mbyten në det, por tre trafikantët i shpëton kokaina

2 Tetor 2019, 09:19

Në Oqeanin Paqësor, 30 milje detare nga Tumaco, tre trafikantë u shpëtuan nga Roja Bregdetare pasi kishin mbetur në det të hapur me 1,2 ton kokainë dhe rrezikonin të mbyteshin.

Ndërsa ushtarët kolumbianë u afruan, panë tre trafikantët që po mbaheshin fort te thasët me kokainë, për të mos u mbytur.

Trafikanët kishin më shumë se tre orë në ujë, pasi varka e tyre ishte përmbysur për shkak të dallgëve të mëdha të oqeanit.

Pasi u shpëtuan nga Roja Bregdetare dhe morën ndihmën e parë mjekësore, trafikantët u izoluan në qeli. Mbi ta rëndon akuza e  prodhimit, magazinimit dhe trafikimit ndërkombëtar të kokainës.

Sipas mediave kolumbiane, në varkë ishin katër persona, por njëri nuk është gjetur, pavarësisht operacionit të skuadrave të shpëtimit.

Në total këtë vit, Marina kolumbiane ka sekuestruar 163 tonë kokainë.

    No videos found.