Komandanti i Gardës në Uashington: Trupat u dërguan me 3 orë vonesë në Kapitol

4 Mars 2021, 18:59

U deshën më shumë se tre orë për të marrë miratimin që të vendosej Garda kombëtare amerikan në Kongresin amerikan me 6 janar, për t’u përballur me protestuesit të cilët po sulmonin ndërtesën në përpjekje për të bllokuar certifikimin e demokratit Joe Biden si president i ri i vendit ,ka deklaruar  Komandanti i Gardës Kombëtare.

Gjenerali William Walker, u tha dy komisioneve të Senatit, të cilët po hetojnë protestat vdekjeprurëse theksoi se ai nuk mori miratimin e Departamentit të Mbrojtjes deri në orën 17:00 për të dërguar qindra trupa në Kapitol. Vonesa duket të jetë rezultat i një procesi të pavolitshëm miratimi për trupat dhe ndoshta një hezitim nga disa zyrtarë për të miratuar një shfaqje publike të forcës pranë simbolit të demokracisë. Ndërkohë, protestuesit e shumtë në numër ishin të papërballueshëm për forcat e sigurisë dhe u futën në selinë e organit legjislativ, duke shkatërruar zyrat e ligjvënësve dhe u përleshur me policinë. Pesë njerëz humbën jetën.Gjenerali tha se në rastet e mëparshëm të trazirave civile, përfshi demonstratat për drejtësinë racore pranverën e shkuar, leja ishte miratuar menjëherë  dhe theksi se mund të ishin dërguar 155 trupa në orën 14:00, menjëherë pasi protestuesit e parë sulmuan Kapitolin. Gjenerali theksoi se ata trupa mund të kishin bërë një ndryshim dhe mund të kishin shtyrë mbrapsht turmën.”