Komisionerët Evropianë: Pasaportat e vaksinimit në BE të jenë gati në fillim të verës

14 Prill 2021, 13:58

Brukseli kërkon që pasaportat e vaksinave të jenë funksionale në të gjithë Bashkimin Evropian deri në fund të Qershorit.

Skemat pilot do të fillojnë në fillim të muajit qershor, me qëllim që të jetë funksionalë deri në 21 qershor, deklaroi Didier Reynders, komisioneri Evropian për drejtësinë para euro deputetëve.   

Edhe pse qëllimi fillestar i Komisionit Evropian, ishte që Certifikatat e Gjelbra do të jenë plotësisht funksionale deri në fund të majit edhe pse disa shtete të tjera të varura nga turizmi si Greqia dhe Spanja bënë presion për fillim më të hershëm. Megjithëse është hequr dorë nga një synim i tillë.

"është urgjente. Ne duam të jemi gati para verës. Ne duhet të jemi gati me rregulloren," u tha Reynders eurodeputetëve.

Reynders theksoi se Certifikata Digital Green nuk është vetëm një pasaportë e thjeshtë vaksinimi.

"Komisioni po punon shumë fort për të siguruar mbulim të gjerë të vaksinimit të të të gjithë  popullatës evropiane për të parandaluar diskriminimin e individëve që nuk janë vaksinuar ende,” tha Reynders.

Komisionerët theksuan edhe njëherë se certifikata nuk do të jetë vetëm për të treguar vaksinimin por edhe një certifikatë testimi dhe certifikatë për një person që është rikuperuar nga COVID-19."

Megjithatë disa euro deputetë kërkuan që pasaportat kombëtare të vaksinave të lejohen në të gjithë BE për të shmangur çdo diskriminim.

Disa euro deputetë në takim argumentuan se gjithçka duhet të bëhet për t'i realizuar testet falas ose sa më lirë dhe që kjo të rregullohet në nivelin e BE-së.