Komisioni i Ekonomisë miraton pr/ligjin për Prokurimin Publik/ Kompanitë që tërhiqen nga gara paguajnë 2% të fondit limit

23 Nëntor 2020, 18:39

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin e ri për prokurimet publike ku u  vendos se kompanitë e interesuara për një tender do të marrin pjesë vetëm pasi të kenë plotësuar një formular vetë deklarimi. Ndërsa shtohet në ligj edhe kushti për çdo kompani që merr pjesë në tender të paguajë 2% të fondit limit, shumë që e humb nëse tërhiqet nga gara.