Komisioni i Sigurisë mbyll seancën dëgjimore me gazetarin! Doçi: Meta dha nënshtetësi VIP për të dënuarin me 30 vite burg! U ndërhy te familja ime për mos të publikuar më lajmet

27 Tetor 2020, 14:58

Gazetari i shqiptarja.com dhe i Report Tv Adriatik Doçi i thirrur në seancë dëgjimore në komisionin parlamentar për sigurinë Kombëtare, tha se presidenti Meta shkeli ligjin duke i dhënë nënshtetësinë një personi të dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 3 fëmijë. Ai tha se është shantazhuar nga presidenca për të ndërprerë investigimin.