TIRANË- Masat e dy javëve më parë kanë dhënë efekte, sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi nuk ka pasur një përkeqësim të situatës me COVID në vendin tonë! Për pasojë, ekspertët kanë marrë vendimin që këto masat që vijojnë të qëndrojnë në fuqi, pa një afat të caktuar.
Që do të thotë, që ora policore do të nisë në 20:00. Në këtë orar do të mbyllen edhe baret dhe restorantet të konsideruara si vatra kryesore të përhapjes së COVID, mësimi do të vijojë online në 10 bashki të konsideruara me rrezik të lartë, si edhe nuk do të ketë fluturime nga/në Britaninë e Madhe, ku dhe është shfaqur varianti i ri i koronavirusit. Ndalur këtu, zv.ministrja e Shëndetësisë, njëkohësish edhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se nuk është marrë ende një përgjigje nga laboratori i Londrës, për mostrat e dërguara nga Shqipëria nëse kanë mbërritur në Shqipëria variantet e reja të këtij virusi.