Konferenca e Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave, Rama: Në Shqipëri mund të vidhesh vetëm nga hotelet ndërkombëtare

23 Tetor 2019, 10:36

Këtë ta martë po zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve Konferenca e 41-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë. Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryeministri Rama i cili ka falenderuar të gjithë të pranishmit dhe ka thënë se është besim plotë që do të arrihen rezultate serioze në përfundim të kësaj konference.

Por në fjalën e tij kryeministri Rama ka shënjestruar edhe hotel ndërkombëtare në Shqipëri. Duke folur në këtë konferencë Rama ka dalë jashtë fjalimit të që kishte para përgatitur. Ai ka folur rreth një vizite në Shqipëri të një personaliteti nga Bashkimi Evropian i cili kishte patur frikë fillimisht. Kryeminitri tregoi se i ishte dashur ta shoqëronte me eskortë të blinduar, por më pas ai kishte mbetur i habitur me Shqipërinë dhe kishte thënë se priste gjithçka ndryshe.

Kryeministri deklaroi se në Shqipëri asnjë i huaj nuk është prekur dhe nuk do të preket. Duke 'thumbuar' hotelt ndërkombëtare, kryeministri tha se e vetmja gjë q ëmund të vjedhë të huaj janë pikërisht këto hotele ndërkombëtare.

“ E vetmja mënyrë si mund të të vidhnin në Tiranë është te faturat e hoteleve ndërkombëtare se ju tarifojnë siç nuk ju kishte shkuar mendja dhe pastaj fshihen në steriotipin e saj. Në vendin tonë asnjë i huaj nuk preket. Paragrafi ynë është që Shqipëria e shqiptarëve i përket zotit dhe të ftuarve dhe në qoftë se nuk vjen zoti vetë i ftuari është zoti. E vetmja gjë që mund t’ju them është kujdes me faturat celulare”, theksoi kryeministri ndër të tjera.
Më pas Rama ka thënë se të gjithë të pranishmit në këtë konferencë do të jenë të gatshëm të flasin fjalë të mira për vendin tonë duke ua sugjeruar edhe miqve.