Konflikti Arebajxhan-Armeni/ Katër ditë luftime në rajonin e Nagorno-Karabakh

30 Shtator 2020, 14:15

Thirrjet e ndërkombëtarëve për ulje në bisedime, nuk kanë qetësuar aspak konfliktin në Nagorno-Karabakh. Luftimet kanë hyrë në ditën e katërt dhe mundësitë për një konflikt në shkallë të gjerë po rriten orë pas ore.

Në një kohë që Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëri-tjetrin  për shkëmbime zjarri në territorin e njëri-tjetrit dhe refuzuan  kërkesat e ndërkombatarëve për bisedime paqësore, konflikti në  Nagorno-Karabak po  jep shenjat e një luftë të gjithanshme.

Incidentet sinjalizuan një përshkallëzim të mëtejshëm  pavarësisht thirrjeve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe të tjerët për të ndalur luftimet.

Presidenti azerbajxhanas Ilham Aliyev, përjashtoi prerazi çdo mundësi bisedimesh. Kryeministri armen Nikoll Pashinyan  tha se nuk mund të ketë negociata ndërsa luftimet vazhdojnë.

Dhjetëra njerëz janë raportuar të vrarë dhe qindra të plagosur që kur përleshjet midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene shpërthyen të Dielën. 

Këshilli i sigurimit I kombeve të Bashkuara , në një deklaratë të miratuar unanimisht më 29 shtator shprehu mbështetje për thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, që palët të ulin tensionet dhe të kthehen në negociata.

Të martën, Armenia akuzoi Turqinë për rrëzimin e një aeroplani luftarak armen., pretendim i cili u hodh poshtë nga Ankaraja.