Konflikti Azerbajxhan-Armeni/ Ushtria azere miliarda dollarë më shumë se armenët

1 Tetor 2020, 16:14

Rajoni i Karabakut të Epërm në Kaukazin Jugor është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të tensioneve në rritje dhe përplasjeve të ditëve të fundit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Luftimet e ashpra  në zone kanë nxitur frikën se situata mund të  përshkallëzohet në luftë të gjithanshme. Por cilat janë potencialet e armatimeve të të dyja palëve dhe sa investojnë të dyja palët për forcat ushtarake.