Konfrontimi i ish-kreut të Këshillit të Qarkut Kukës me policinë, në pranga 6 afërm të Abedin Oruçit, 5 në hetim

13 Janar 2021, 20:47

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kukës ku ish-kreu i këtij qarku, i shpallur në kërkim, u konfrontua me efektivë të policisë. Këta të fundit kishin shkuar në hotelin e vetë Abedin Oruçit ku edhe pse ishte në kërkim, ai qëndronte i pashqetësuar. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 6 persona, të afërm të Oruçit teksa nën hetim janë 5 persona.