Konstitucionalisti për Report TV: Gjykata Kushtetuese s'mund të jetë gati në shtator

22 Gusht 2019, 17:55

Parlamenti ka çelur garën për tre anëtar të Gjykatës Kushtetuse, pasi aktualisht ka paraqitur kandidaturën, vetëm për një. Tre vendet vakante pritet të plotësohen brenda muajit shtator. Ndërkohë për të sqaruar opinionin publik mbi afatet e ngritjes dhe funksionimit të gjykatës Kushtetuese, Report Tv zhvilloi një bisedë telefonike me konstitucionalistin Sokol Hazizaj, i cili tha se kjo gjykatë nuk mund të krijohet brenda muajit tetor.

"Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë numrin 5 të saj, që është poshtë minimales së vendimmarrjes", u shpreh Hazizaj.