Konstituimi i Bashkisë Shkodër/ Reagojne Basha dhe Balla

19 Gusht 2019, 17:41

Basha ka thënë se beteja e PD në Shkodër është betejë e shqiptarëve. Ndër të tjera kreu i opozitës ka deklaruar se qëllimi i PD sipas tij është që të nxjerrin hajdutët nga institucionet.

Basha shkruan: "Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik. Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak në Shkodër. 

Përmes një postimi në rrjetin social në facebook Balla deklaron se prej ditës së sotme shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit.

"Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës per situaten e krijuar pas doreheqjes se detyrueshme te Kryetarit te zgjedhur te Bashkise, por si ne cdo rast ne qendruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik" thekson Balla.