Konstituohet Komisioni Hetimor për 25 prillin, afati 3 mujor! PS dhe PD debate për miratimin e rregullores, shtyhet me 20 tetor! Nga Rama, te ministrat, kush do të thirret për të dëshmuar

18 Tetor 2021, 17:58 | Përditesimi i fundit: 2021-10-18 20:36:01

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është konstituuar sot, ndërsa gjykuar nga mbledhja e parë këtë të hënë, ku nuk munguan debatet, duke se puna e këtij Komisioni nuk do të jetë e lehtë. Ky Komision do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe kohëzgjatja do të jetë 3 muaj.

Objekt hetimi i këtij komisioni do të jenë: Verifikimi i përdorimit të të dhënave personale për qëllime elektorale; verifikimi i përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale, duke përfshirë edhe shpërblimin e dëmeve nga tërmeti i vitit 2019; verifikimi i përdorimit të procesit të legalizimeve të ndërtimeve informale për qëllime elektorale; verifikimi i punësimeve në administratën publike për qëllime elektorale.