Kontrollet nga Policia Rrugore/ Arrestohen 6 persona, pezullohen 42 patenta dhe vendosen 64 gjoba

25 Shtator 2020, 15:26

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 42 leje drejtimi, nga këto 28 për shpejtësi tej normave të lejuara, 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.

Ndërsa janë arrestuar personat me iniciale I. T., 37 vjeç, D. K., 54 vjeç dhe A. M., 60 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.