Kontrollorët e trafikut ajror grevë të papritur për uljen e pagave, anulohen të gjitha fluturimet

7 Prill 2021, 14:39

Kontrollorët e trafikut ajror janë futur në grevë për uljen e pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë, për pasojë sot janë anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit. Një gjë të tillë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ka quajtur një grusht shteti, ku janë të përfshirë ish- kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.