Korça nën një ‘vello’ të bardhë dëbore dhe me reshje të dendura, gjendja nën kontroll

25 Janar 2021, 08:51

Ditën e sotme Korça është zgjuar nën një “vello” të bardhë dëbore me trashësi prej 5-15 cm, në zonat +1200m, të shoqëruara edhe me erë të fortë.

Në Korçë nuk kanë munguar edhe reshjet e dendura të shiut.

Aktualisht po punohet që kalimi i qytetarëve dhe i automjeteve të bëhet më i lehtë përmes pastrimit të dëborës dhe kriposjes së rrugëve.

Apel i bëhet të gjithë drejtuesve të automjeteve me  nga 6-12 km të përdorin zinxhirë, ndërkohë që automjeteve të vogla i rekomandohen gomat dimërore.

Ndërkohë ende nuk janë paraqitur probleme në akset e tjera rrugore nacionale dhe turistike.