Koronavirusi i ri/ Mblidhet task-forca e ekspertëve! Manastirliu: Jemi më pak të rrezikuar se vendet e BE!

27 Janar 2020, 11:15

TIRANE- Në orën 11:00 të paradites së sotme në Ministrinë e Shëndetësisë ka mbledhur task-forcen e ekspertëve për të përcaktuar masat ndaj koronavirusit të përhapur në Kinë.

"Edhe Shqipëria po merr masat paraprake për mbrojtjen dhe kontrollin ndaj këtij virusi. Aktualisht ISSH ka përforcuar survejancën në bashkëpunim me spitalet e vendit. Sipas rekomandimeve Komiteti i Posaçëm në OBSH nuk ka shpallur një emergjencë ndërkombëtare. Kjo situatë po menaxhohet. Masat janë në koordinim me OBSH. Edhe pse në lidhjen me interferencën dhe udhëtimet nuk parashikohen kufizime ne kemi rritur kontrollet në pikat kufiate aeroport. Duke mos pasur linjë ajrore direkte me Kinën kemi një rrisk më të ulët se vendet e tjera. Autoritete në Shqipëri janë në një rrjet me institucionet simotra. Masat që janë marrë deri tani nga strukturat e ministrisë së Shëndetësisë me të tjerat

Ka nisur puna informuese dhe trajnuese nga ISSHP në pikat kufitrare. Janë shtuar masat higjeno sanitare. Ne kemi një survejancë shumë të mirë dhe sistemi i kapjes së hershme është mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri. Kemi një laborator të standartizuar dhe një laborator të certifikuar mikro-biologjik në QSUT. Kemi stafe të trajnuara. Kemi kapacitete për trajtimin e elementëve në urgjencën e infektivit. Dua t'iu informoj që çdo hap që në bëjmë dhe çdo plan masash që marrim është në zbatim të rregullores për mbrojten e shëndetit. Janë duke u forcuar masat. Ky është një takim publik por puna jonë ka filluar më herët. Bazuar në informacionin e deritanishëm rreziku për të ardhur në Shqipëri ky virus mbetet i ulët në krahasim me vendet e BE. Shqipëria, ekspertët nga ISHP kanë qenë në një trajnim intensive për të përballuar sëmundjet infektive dhe ato na gjejnë të përgatitur", u shpreh ministrja.

Virusi kinez ka shkaktuar të paktën 81 viktima  në Kinë, 76 prej tyre në provincën e Hubei, kurse numri i të infektuarve është rritur në 2744, nga të cilët mbi 1400 vetëm në zonën Wuhan.