Koronavirusi, kinezi maratonë në shtëpinë e tij: 66 kilometra për 6 orë

15 Shkurt 2020, 12:46

I mbyllur në shtëpi për të mos u infektuar, një qytetar kinez nuk ka hequr dorë nga vrapimi. ‘Në fillim ndjeva pak marramendje, por më pas u mësova’- tha ai

Ai nuk del nga shtëpia nga frika e infektimit nga koronavirusi i Wuhan. Megjithatë nuk heq dorë nga vrapimi.

Në Kinën e paralizuar nga epidemia, Pan Shancu - një qytetar i Hangzhou, pranë Shangait - përshkoi 66 kilometra në 6 orë e 41 minuta brenda banesës së tij të vogël.

Videoja e tij e maratonës është bërë virale.