Korrupsion me punësimet në Arsim në Dibër, Report Tv zbardh përgjimet e SPAK! Dyshohet se operacioni u dekonspirua! Biseda me gruan: Jepi sa lekë ke me vete, ka mbaruar ajo punë

30 Shtator 2021, 12:56

Operacioni i SPAK, i 2 ditëve më parë në Dibër, pas një aksioni të SPAK në zyrat e Arsimit, u arrestuan 2 persona për korrupsion me punësimet, dyshohet se u dekonspirua. Specialisti i pyjeve Halit Shehu që donte të punësohej mësues, i dha 100 mijë lekë Fitim Farrukut. Ndërkohë që Lulzim Dani, burri i Brikena Danit, Drejtoreshës së Arsimit Dibër, nuk i mori zarfin me lekë Fitim Farrukut. Kjo lind dyshime të mëdha për dekonspirim të operacionit të SPAK.

Në dosje thuhet se Halit Shehu e shefi i Financës së Këshillit të Qarkut, Fitim Farruku u arrestuan 2 ditë më parë  SPAK përgjoi telefonat e përgjim ambiental, nuk arriti të provonte korrupsionin nga Lulzim Dani, i cili u shoqërua dhe u la i lirë.