Kosovë, LDK-ja nuk e mohon mundësinë e koalicionit paszgjedhor me LVV-në

7 Tetor 2019, 11:41

Ka përfunduar në Kosovë procesi i votimit për zgjedhje e parakohshme Parlamentare,dhe emrat e 120 deputetëve të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosja është radhitur e para në nivel vendi në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe pas saj, me një diferencë jo të madhe, është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës.

Derisa nuk janë shpallur rezultatet zyrtare, kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka pranuar humbjen. Megjithatë ajo ka thënë se çfarëdo qofshin rezultatet e zgjedhjeve LDK-ja do t’i pranojë ato. Osmani ka deklaruar se pasi të numërohet edhe vota e fundit ata mund të flasim për koalicione paszgjedhore. Ajo nuk e ka mohuar mundësinë se do të bëjë koalicion paszgjedhor me Vetëvendosjen.

“Sot nuk mund të shpallet fituesi, sepse duhet të presim deri në numërimin e votës së fundit. Unë dua të falënderoj të gjithë. Besoj se deri nesër pas numërimit të votave me kusht do ta kemi një rezultat përfundimtar e pastaj do të dalim të flasim. Ne do ta pranojmë vullnetin e sovranit”, ka thënë ajo.

Në zgjedhjet e ditës së djeshme u ftuan për të votuar 1.9 milion qytetarë, prej të cilëve vetëm 43.22% u shprehën për zgjedhjen e 120 deputetëve të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

    No videos found.