-Policia e Kosovës ka konfiskuar armë eksploziv dhe uniforma ushtarake, në një fshat të Leposaviçit në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit, realizmi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armës, municionit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen për media në një konferencë ku do të marrë pjesë: ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe zv drejtori i DRP Mitrovicë Veri, Veton Elshani.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se gjatë operacionit policor, janë konfiskuar municion dhe uniforma ushtarake.