Kostoja e dashurisë, sa i kushton “Shën Valentini” shqiptarëve?

15 Shkurt 2019, 13:55 | Përditesimi i fundit: 2019-02-15 15:34:57

Puthje, përqafime, trëndafila, çokollata, një darkë romantike apo një unazë diamanti. Mund tju tingëllojë paksa e çuditshme por edhe dashuria kushton.  Duke marrë shkas nga 14 shkurti, Dita e Shën Valentinit që në Shqipëri, si çdo festë e “importuar”, ka marrë trajtë tjetër. Një vëzhgim i bërë nga Deada Hyka, gazetare e Revistës Monitor tregon se edhe çiftet shqiptare nuk e kalojnë këtë ditë vetëm me një trëndafil. 

Ashtu siç ndodh çdo vit, edhe këtë Shën Valentin, qindra çifte festuan në mënyra nga më të ndryshmet, ku zgjedhjet janë nga më të larmishmet. Përveç luleve, ëmbëlsirave, një darkë në një restorant dhe më pas dhurata. Ajo përfshin shumë sektorë, duke filluar nga kujdesi personal, deri te veshjet, udhëtimet, një kupon për t’u shpenzuar diku, bizhuteri etj. Më të privilegjuarat janë femrat, por nuk mungojnë edhe dhuratat për meshkujt.

Lulet, specifikisht trëndafili prej vitesh ka qenë mbreti i përzgjedhjes së të dashuriarve në këtë ditë. Por kemi një dukuri tjetër që ndodh në çdo 14- shkurt në Shqipëri, rritja e çmimeve. Në rast se një trëndafil kushton 250 lekë në një ditë normale, në 14 shkurt vlera e tij bëhet dyfish.