‘’Kova Blu’’ nisma më e re në ndihmë të të moshuarve

22 Tetor 2020, 11:35

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’ folëm me Viola Bogdanin, menaxhere e nismës më të re, të ndërmarrë nga një grup të rinjsh, për t’i ardhur në ndihmë të moshuarve. ‘’ Kova Blu’’ është quajtur kështu sepse kova erdhi në vend të kutisë, me qëllim për t’i dhuruar familjes dicka që u duhet në shtëpi. Kjo nismë ka ndihmuar mbi 370 të moshuar të vetmuar. Ata mbështeten rregullisht me ushqime, medikamente, dru zjarri, suport psikologjik dhe shpirtëror. Gjatë muajit tetor, Kovat Blu do të mbushen me ushqimet më të nevojshme për ta dhe do të shpërndahen gjatë muajve nëntor- dhjetor.