KPK shkarkon gjyqtarin Mustafaj: Vendi humbi një gjyqtar të ndershëm, do ankimoj vendimin

18 Korrik 2019, 09:04

TIRANË- Shkon në 65 numri i gjyqtarëve dhe prokuorëve të shkarkuar nga vettingu.  Kjo e enjte nisi me shkarkimin e kandiddatit për gjykatë kushtetuese Ilir Mustafaj i cili sipas vettingut kishte probleme me pasurinë. 
Mustafaj është gjyqtar i Gykatës së Tiranës ndërsa prej më shumë se një viti ishte në pritje për t'u bërë gjyqtar Kushtetuese.

Gjatë seancës dëgjimore Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë u rrëzua.

Në përfundim Mustafaj u shpreh se ka humbur vendi, Gjykata Kushtetuese pasi sipas tij s'do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm. Ai tha se ka mbështetur vettingun dhe reformën në drejtësi, por deklaroi se kundërshton shkarkimin duke paralajmëruar ankim.