KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, PD fituese me 62.27 % të votave

1 Maj 2021, 12:34

KQZ ka miratuar në mbledhjen e sotme rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët. Në qarkun e Kukësit, PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %, ndërsa në mbledhjen e KQZ nuk pati asnjë kundërshtim nga përfaqësuesit e partive politike për rezultatin.