KQZ tallet me 23 mln euro tender, pajisjet elektronike hidhen në kamion pa pikë përgjegjshmërie

14 Maj 2023, 21:23

TIRANË- Një video që Report Tv ka siguruar mund të shihet fare qartë se si po transportohen pajisjet elektronike nga KQZ.

Siç mund të shihet, ato pajisje hidhen drejt kamionit pa asnjë përkujdesje, nga ku mund të kuptohet fare mirë se përse pati probleme me identifikimin elektronik.