Krahë pule në furrë
Përbërësit:
- 1 kg krahë pule
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle salcë soje
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 3 thelpinj hudhër, të shtypur
- 1 lugë çaji paprika e ëmbël
- 1 lugë çaji rigon
- ½ lugë çaji trumzë
- ½ lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji kripë
- Lëngu i ½ limoni
Përgatitja:
Përziejmë të gjithë përbërësit e marinadës. Shtojmë krahët e pulës dhe i përziejmë mirë që të mbulohen nga të gjitha anët. I lemë të marinohen të paktën 2 orë, ose idealisht gjatë gjithë natës në frigorifer. Më.pas i pjekim në furrë në 200°C për 40–45 minuta, duke i kthyer në mes të pjekjes, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokantë.




















