Kremtohet festa e 'Zojës së Shkodrës'/ Frendo: Shoqëria po bëhet gjithnjë e më shumë anonime

21 Tetor 2019, 10:27

Kisha Katolike në Shkodër ka kremtuar festën e Zojës, pajtores se qytetit, ndërsa Imzot George Frendo ka përcjellë edhe disa mesazhe për shoqërinë që duhet të kthejë sytë nga të varfrit. "Të mos jemi indiferent ndaj vuajtjeve të të varfërve.

Një shoqëri që po bëhet gjithnjë e më shumë anonime. Rreziku i globalizimit të indiferencës, dhe sikur thotë Maria, ne nuk duhet kurrë të biem pre e indiferencës para vuajtjeve të shoqërisë" tha ai.Kjo datë kremtohet që prej kohëve të lashta nderohet me përkushtim të veçantë, një figure e mrekullueshme e Zojës. Është ajo figure që sot ndodhet në Gjenacan të Italisë. Historia e saj, është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë.

    No videos found.