Kreu i dekriminalizimit, Stojani për Report Tv: Për Tom Doshin do të bëjmë verifikime jashtë vendit! Prokuroria e Përgjithshme: I kemi kërkuar ambasadës së SHBA-së dosjen

30 Mars 2021, 15:43

Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë verifikim edhe jashtë vendit për kandidatin për deputet Tom Doshi. Lajmin e ka dhënë ekskluzivisht në një intervistë të dhënë për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, Sokol Stojani, kreu i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Stojani është shprehur se duke qenë se Doshi ka jetuar shumë vite jashtë vendit do të duhet verifikim edhe në vende të tjera