Kreu i ILD në komisionin e Ligjeve: Nuk ndihem i presionuar nga politika! Denoncimet për gjyqtarët të mos bëhen në media, por në rrugë zyrtare

19 Maj 2022, 12:16 | Përditesimi i fundit: 2022-05-19 17:29:31

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve është shprehur se si drejtues i një institucioni të ri të drejtësisë nuk ndihet i presionuar nga politika. Ai tha se nuk ka ndjerë presion të asnjë lloj forme.