Kreu i Krimit Ekonomik: Disa prej personave të shpallur në kërkim u larguan jashtë vendit për shkak të dëmtimeve nga tërmeti

14 Dhjetor 2019, 13:23

Drejtori i Krimit Ekononik Lutfi Minxhozi ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp lidhur me arrestimet e personave përgjegjës për shembjen e banesave nga tërmeti, se një pjesë e tyre janë larguar për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar dhe jo për shkak të dijenisë lidhur me hetimet.

"Nuk është se ata kanë marrë dijeni për hetimin dhe janë larguar. Policia ka dërguar në pikat e kalimit emrat e tyre. Një nga personat është larguar para tërmetit. Të tjerët janë larguar edhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar nga tërmeti, nuk është se janë larguar nga hetimi", tha Minxhozi.

    No videos found.