Kreu i OBSH-së: Kemi mjetet e nevojshme për të vënë nën kontroll pandeminë e COVID-19 brenda disa muajve

20 Prill, 17:50

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se bota ka mjetet e duhura për të vënë nën kontroll pandeminë e COVID-19 brenda disa muajve, nëse bëhet shpërndarja e drejtë e tyre mes vendeve.

 “Ne kemi mjetet e duhura për të venë pandeminë e COVID-19 nën kontroll për disa muaj, nëse i përdorim ato në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë.”, u shpreh kreu i OBSH.

Ai gjithashtu ka ngritur alarm, duke thënë se kohët e fundit virusi po përhapet më tepër në moshat e reja, nga 25-59 vjeç. Duke shtuar se me shumë mundësi ka të bëjë me variantet e reja të COVID-19.

Ai tha se me kalimin e kohës, numri i viktimave nga virusi është shtuar në një kohë edhe më të shkurtër.

 “Na u deshëm 9 muaj të arrinim 1 milionë viktima nga koronavirusi, 4 muaj për 2 milionë dhe 3 muaj për të arritur 3 milionë viktima.”, u shpreh Tedros.

OBSH ka ngritur shpesh shqetësime lidhur me shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave në botë duke e konsideruar një faktor kyç që ndikon negativisht në “luftën” me COVID-19.

Më herët OBSH ka paralajmëruar shtetet më të ardhura më të lartë të ndihmojnë me vaksina shtetet më të varfëra, pasi vetëm në këtë mënyrë mund t’i japim fund pandemisë.

Megjithatë ende ka vende në botë që nuk kanë asnjë dozë të vaksinave kundër COVID-19.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha