Basha: Kur të vijmë në pushtet me ligjin tonë anti-mafia do anulojmë kontratat e oligarkëve, paratë do jua japim qytetarëve

19 Tetor 2020, 12:55 | Përditesimi i fundit: 2020-10-19 19:48:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference për mediat nga selia blu ka prezantuar platformën e PD-së anti-korrupsion dhe anti-oligarki të quajtur si ligji Antimafia duke thënë se kur të vijë ajo në pushtet këto kontrata do të anulohen dhe do të hetohen. Basha shprehet se ky ligj do të ndalojë aferat korruptive ajo e incerenatorëve.

“Si do ju kthehen paratë shqiptarëve? E para do të jetë një prezantim i shkurtër i platformës tonë anti-korrupsion. Platforma jonë anti-oligarki dhe anti korruosion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve. Një ndër ligjet e para që do të miratohet dhe zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia. Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. Ska më ekstreme se kjo situatë ku jemi. Ligji i ri anti-mafia, çdo konçesion, tender, licencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme. Ligji i ri anti-mafia, me efekt prapaveprues. Ligji i ri anti-mafia vepron ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, të paligjshme. Pasuritë e paligjshme sekuestrohen, pavarësisht nëse subjektet dënohen penalisht. Ky ligj do të mundësojë anulimin e këtyre kontratave korruptive dhe rikthimin e tyre tek qytetarët", tha Basha.