Krijoi partinë e re me Myslim Murrizin, habit deputeti Valteri: Nuk e di ende se me kë do të kandidoj, kam pasur oferta nga të gjithë

26 Janar 2021, 18:13

Halit Valteri është konsideruar si një prej personazheve më të rëndësishëm të partisë së re të krijuar së bashku me deputetët Myslym Murrizi, Alban Zeneli, dhe Arlind Çaçani, Lëvizjes Demokratike Shqiptare. Por sot në një intervistë të dhënë në Report Tv Valteri ka thënë se ende nuk e ka vendosur se me cilën forcë politikë do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.