Krimi në familje trondit Durrësin/ Burri vret me thikë në zemër gruan 36-vjeçare

19 Korrik, 17:09 | Përditesimi i fundit: 2019-07-19 20:45:30

DURRËS - Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit pasditen e sotme. Adriatik Kuka nga Korça vret gruan me thikë në zemër në zonën e Spitallës për shkaqe xhelozie të cilat kanë nisur pasi kjo e fundit ka nisur punë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të djalit 8-vjeçar i cili ka njoftuar dajën e tij. 

36-vjeçarja është dërguar në spital nga vëllai i saj, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ajo nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se viktima është Hazbije Kuka 36 vjeçe. Ndërsa burri i saj është larguar nga banesa me makinë, menjëherë pas ngjarjes së rëndë. 

Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Kategori të tjera