Kriza në Bjellorusi, OSBE-ja emëron ekip ekspertësh të pavarur për hetimin e zgjedhjeve

18 Shtator 2020, 12:36

Shtatëmbëdhjetë vende anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë emëruar një ekip të pavarur ekspertësh për të hetuar pohimet për shkelje në zgjedhjet presidenciale të gushtit në Bjellorusi, tha Danimarka.

"Në thelb, misioni ka të bëjë me kërkim llogarie ndaj autoriteteve të Bjellorusisë që janë përgjegjëse për shkeljet e rënda të së drejtës së popullit bjellorus për zgjedhje të lira dhe të ndershme, liritë themelore dhe një shtet funksional të së drejtës", thuhet në një deklaratë të Ministrit të Jashtëm danez, Jeppe Kofod.