Kriza qeveritare italiane: Diskutohet në Dhomën e Deputetëve

18 Janar, 19:49

Kanë filluar diskutimet në Dhomën e Deputetëve, ku kryeministri Giuseppe Conte u bëri thirrje edhe njëherë përfaqësuesve për të mbështetur qeverinë e tij.

"Në fillim të kësaj përvoje qeveritare në vitin 2019, unë kisha një projekt të qartë politik për vendin.  Që nga fillimi kam punuar shumë për të krijuar perspektivën e një modeli të gjerë dhe të guximshëm reformues . Në këto muaj dramatikë" të pandemisë Covid " kjo shumicë ka treguar përgjegjësi të madhe, duke arritur konvergjencën e pikëpamjeve, përcaktimin e veprimit edhe në momentet më të vështira".

Në fjalën e tij kryeministri theksoi se vendi është përballur me një nga krizat më të vështira deri më sot, të shkaktuar nga pandemia.

"A kemi bërë gjithmonë zgjedhje të mira? Të gjithë do të shprehin vlerësimet e tyre. Nga ana ime - mund të them se qeveria ka punuar me kujdesin dhe vëmendjen më të madhe për të ruajtur ekuilibrat delikatë, përfshirë ato kushtetuese,” tha Conte.

Në fjalën e tij ai kritikoi edhe ministrat të cilët dhanë dorëheqjen, duke theksuar edhe njëherë se të gjitha energjitë e qytetarëve duhen fokusuar tek zgjedhja e krizës në vend dhe tek qytetarët.

Conte theksoi se është koha për të ndërtuar një qeveri të hapur për të gjithë ata që kujdesen për fatin e Italisë , përfundoi Conte fjalimin e tij në Dhomë.  Pas Conte do të flasin edhe 26 deputetë të tjerë.

Kategori të tjera