Krizë qeveritare/ Kryeministri italian jep dorëheqjen: Puna e qeverisë ndalet këtu

20 Gusht 2019, 19:29

ITALI- Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka dhënë dorëheqjen dhe ka deklaruar se puna e qeverisë së tij ndalet këtu. Sipas kreut të qeverisë italiane, përgjegjësi kryesor i kësaj situate është ministri i brendshëm njëherësh zv.kryeministër Mateo Salvini, i cili nuk respekton rregullat e udhëhiqet vetëm nga interesat personale të partisë së tij.

"Zgjedhjet politike të ministrit të brendshëm dhe sjellja e tij gjatë ditëve të fundit, dhe për këtë që po them marr përgjegjësi të plotë, tregojnë një ndjeshmëri të ulët institucionale dhe një mungesë të madhe të kulturës kushtetuese", tha Conte.

 Nga ana tjetër, Salvini iu përgjigj: Do të bëja gjithçka njëlloj, po flet si Mateo Renzi.

Konte i kujtoi Salvinit edhe tentativën e tij të datës 8 gusht kur kërkoi mocion e besimi të qeverisë, duke e quajtur: Ky është një veprim jashtëzakonisht i rëndë për shkak se pengoi punën e qeverisë që në një vit arriti rezultate konkrete por edhe pse pengoi projektet e dalë nga zgjedhjet e 4 marsit".r