Krujë/ Makina benzinë-gaz shpërthen në flakë, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

16 Korrik, 22:58

Një makinë tip 'Volkswagen sharan' ka marrë flakë sapo ka dalë nga një servis në rrugën e Kalasë së Krujës.

Mjeti me targë 'AA 584 PM' që ka marrë flakë është në pronësi të B.T dhe mendohet për një defekt në sistemin elektrik.

Fikja e zjarrit ka ardhur vetëm pas ndërhyrjes së zjarrfikëses e cila ka hedhur shkumë duke evituar kështu një tragjedi të mundshme pasi mjeti është me benzin-gaz dhe zona është e populluar me turistë e banorë pasi është fare pranë Kalasë.

E.L./Shqiptarja.com 

Kategori të tjera