Kryebashkiakja e Durrësit: Kryetari i këshillit zero kontribut pas tërmetit! Respektoni orën këtu!

12 Tetor 2019, 14:58

Mbledhja e djeshme e këshillit bashkiak të qytetit të Durrësit është mbyllur me debate mes kryetares së bashkisë Valbona Sako dhe kryetarit të këshillit.

Shkak u bë kritika e fortë që Sako i bëri kryetarit të këshillit të qarkut, Alfred Mullaraj, i cili sipas saj nuk kishte kontribuuar fare, zero për situatën e vështirë të krijuar pas tërmetit të 21 shtatorit dhe nuk kishte dijeni për asnjë nga shifrat e dëmeve të shkaktuara.

Titullar i qytetit tonë jo vetëm që nuk ka marrë pjesë në tërmet por shfaqet shumë i sensibilizuar. Nëse disa prej jush janë përfshirë në tërmetin...Këshilli i qarkut ka pasur një rol zero.

Më vjen mirë që sensibilizohet për tjerët, por sensibilizimi duhet të fillojë nga vetja. Nëse do ta pyesnim për statistika, kryetari i këshillit të qarkut nuk është i përfshirë fare" tha ajo.

Vendimet e këshillit u miratuan mes tensioneve, ndërsa Sako u tërhoqi vëmendjen këshilltarëve pasi ishin paraqitur me vonesë në mbledhje. "Orën që do të lemë është mirë të zbatojmë sepse kam një axhendë të përcaktuar" tha ajo.

Më pas Sako i kërkoi kryetarit të Këshillit Ani Dyrmishi që sekretarja e re Dorina Milja që zëvendësoi  Armand Tragajn, të prezantonte veten dhe kontributin që kishte në PS, por Dyrmishi deklaroi të mbyllur mbledhjen duke dalë nga salla.

    No videos found.